Lajme

Maqedonia e Veriut: 10 të vdekur dhe 511 raste të reja me COVID-19


Maqedonia e Veriut.

Maqedonia e Veriut të martën ka regjistruar dhjetë viktima me Coronavirus.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 511 persona të infektuar me COVID-19, shifra më e lartë në tri javët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se viktimat janë, katër në Shkup (82, 79, 64, 51vjeç), dy në Kumanovë (81,49) dhe nga një në Manastir (71), Veles ( 75), Shtip (67) dhe Makedonska Kamenica (69).

Ndërsa, të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital.

Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, 247 raste.

Të dhënat e testimit bazohen në 3 mijë e 622 testeve në laboratorët publike dhe private.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 7 mijë e 72.

Më shumë se gjysma e tyre janë nga Shkupi, ndërsa Tetova, Kumanova, Gostivari, Prilepi dhe Velesi janë qytetet tjera më numrin më të madh të viktimave.

Ministria e Shëndetësisë sërish ka bërë thirrje për vaksinim, pasi sipas raportit javor, shumica e viktimave dhe të infektuarve janë persona të pavaksinuar.

Nga 15 deri më 21 tetor, kanë vdekur 124 persona nga komplikimet me Coronavirus, nga të cilët 97 pacientë 78 për qind ishin të pavaksinuar.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më 25 tetor janë vaksinuar rreth 802 mijë qytetarë, prej të cilëve 771 mijë të rivaksinuar dhe mbi 15 mijë e 850 me dozën e tretë.

Sipas raportit, 35 për qind e popullsisë është imunizuar plotësisht.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 ka arritur në 187 mijë ndërsa i rasteve aktive është 7 mijë e 72.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore