Rajoni

Maqedoni e Veriut/ Sekuestrohet drogё me vlerё 200 mijё euro, nё pranga tre shqiptarё


Janë sekuestruar nё Maqedoninё e Veriut, 65 kilogramë drogë marijuhanë, e cila mendohet se u përket tre shqiptarëve, ka njoftuar  Ministria e Punëve të Brendshme tё shtetit.

Aksioni ёshtё zhvilluar ditën e djeshme në rajonin e Resnjes. Droga kap vlerёn e 200 mijë eurove, sipas njoftimit tё policisё.

Tё arrestuar janё tre shtetas, K.K. 25 vjeç, M.F. 28 vjeç dhe F.B. 42 vjeç, të gjithë shtetas të Republikës së Shqipërisë, transmeton Alsat.

Autoritetet lajmёruan se droga ka pasur destinacion përfundimtar Greqinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore