Lajme

Maqedonci me homologun kroat dakordohen për rritje të bashkëpunimit


Foto nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kroaci, është takuar edhe me zëvendëskryeministrin njëherësh edhe ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Ivan Anusic, i cili ka thënë se përgjatë viteve kanë ofruar mbështetje për Forcën e Sigurisë së Kosovë (FSK).

Maqedonci, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka potencuar se janë pajtuar që është të rrisin bashkëpunimin akoma më shumë.

“E falënderova homologun tim kroat për gjithë mbështetjen e ofruar për Forcën e Sigurisë së Kosovës përgjatë viteve, duke theksuar se Republika e Kroacisë është ndër partnerët me kontributin më të madh të ofruar në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë”.

“U dakorduam për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyer që veçse ekziston ndërmjet dy shteteve”, ka shkruar Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes, është duke qëndruar në Pragë të Çekisë ku po zhvillohet takimi i Ministrave të Mbrojtjes të iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore, vendeve të Grupit të Vishegradit, si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim zhvillimin e diskutimeve mbi sfidat aktuale të sigurisë që vijnë si pasojë e ndikimit të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës si dhe zhvillimeve aktuale në Lindjen e Mesme.

Siç ka njoftuar Maqedonci gjatë adresimit të tij, ka kërkuar përkrahje politike të shteteve pjesëmarrëse në synimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, “si rrugë që do të mundësonte ngritjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor me Kosovën, shtet kontribuues në ruajtjen e paqen në rajon dhe më gjerë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore