Lajme

Manjati i medias në Hong Kong, Jimmy Lai vihet sërish në pranga


Manjati i medias Jimmy Lai është dënuar sërish me 14 muaj burg, të premten e 28 majit. Akuzat e autoriteteve vendase lidhen me rolin e tij në një asamble të paautorizuar në tetor të 2019.

Autoritetet e Hong Kong-ut vijojnë me shtypjen e tyre ndaj disidencës. Në Tiananmen po përkujtohej me qirinj përvjetori i masakrës në shesh.

Lai ndodhet në burg dhe po hetohet për bashkëpunim të dyshuar me fuqitë e huaja. Autoritetet e ndaluan manjatin në vigjiljen e dytë të 4 qershorit në parkun Victoria.

Kjo ngjarje ishte kundërshtuar nga Policia për shkak të kufizimeve të distancimit fizik. Kjo e fundit ndalon tubimet e mëdha, sipas një deklarate të Aleancës së Hong Kong-ut në Mbështetje të ë Lëvizjeve Demokratike Patriotike të Kinës.

Për vite me rradhë, Hong Kong dhe Makau ishin të vetmet qytete në Kinë ku njerëzit u lejuan të shënonin përvjetorin e 1989 të Pekinit për shtypjen e lëvizjes kineze të demokracisë.

Pekini nëpërmjet forcimit të kontrollit ka shtuar vigjilencën mbi qytet pas protestave anti-qeveritare në 2019.

Lai dhe nëntë aktivistë të tjerë u shpallën fajtorë në gjykatën e rrethit të qytetit për organizimin e një asambleje të paautorizuar.

Nëntë të pandehurit e tjerë, përfshirë aktivistët Figo Chan, Lee Cheuk-yan, Albert Ho dhe Leung Kwok-hung u dënuan deri në 18 muaj. Dy prej tyre morën dënime me kusht.

Lee Cheuk-yan tha para gjykatës gjatë një seance se “kjo është dashuria ime e pashpërblyer, dashuria për vendin tim me një zemër kaq të rëndë”.

Më gjerësisht, Pekini dhe autoritetet lokale kanë goditur zërat kundërshtues. Ata kanë kryer arrestime masive të aktivistëve pro-demokracisë.

Ministri i sigurimit i Hong Kongut, John Lee, paralajmëroi banorët të mos organizonin ose të merrnin pjesë në asamble të paautorizuara.

Vitin e kaluar, vigjilja u ndalua për herë të parë. Policia përmendi rreziqe të shëndetit publik nga pandemia e coronavirus-it. Mijëra qytetarë u paraqitën në Victoria Park ku mbahet vigjilja çdo vit, duke kënduar këngë dhe duke ndezur qirinj. Asnjë arrestim nuk u bë asokohe.

Më shumë se 20 persona, përfshirë aktivistin Joshua Wong, Lai dhe Lee Cheuk-yan u arrestuan më vonë dhe u akuzuan për pjesëmarrje në një asamble të paautorizuar. Wong dhe tre këshilltarët e rrethit u dënuan në 6 maj me nga katër deri në 10 muaj burg pasi u shpallën fajtorë.

Të enjten, ligjvënësi miratoi një projekt-ligj që ndryshon ligjet zgjedhore që zvogëlon në mënyrë drastike aftësinë e publikut për të votuar. Sakaq, kjo rrit numrin e ligjvënësve pro-Pekinit që marrin vendime për qytetin.

Veçmas, ministri i sigurisë Lee konfirmoi gjithashtu të enjten se kishte dërguar letra për kompanitë që administrojnë pasuritë për Lai. Ai ka paralajmëruar ata që të mos merren me pronat e themeluesit të gazetës Apple Daily.

Marrë dhe Përshtatur për The Guardian nga Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore