Shqipëria

Manja zbulon dy projektligje të rëndësishme, njëri prej tyre për mbrojtjen e të dhënave personale


Ministri shqiptar i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka zbuluar kalimin në Kuvend për votim të dy projektligjeve të rëndësishme.

Njëri prej tyre lidhet pikërisht me mbrojtjen e të dhënave personale.

Manja zbardhi vendimet e reja të Këshillit të Ministrave në një dalje para mediave, të mërkurën e 30 marsit.

Fillimisht, zyrtari shqiptar zbuloi se këto dy projektligje do të bëhen “pjesë e të drejtës sonë të brendshme”.

“Konventa e Këshillit të Evropës është tregues i vullnetit tonë të fortë, për transparencën sa i takon vendimmarrjeve me rëndësi publike”, shtoi Manja.

Ai sqaroi se dy projektligjet përfshijnë aksesin në dokumenta zyrtare dhe mbrojtjen e individëve nga përpunimi automatik i të dhënave personale.

Kjo e fundit, sipas ministrit, prej 35 vitesh shërben si baza ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale në dhjetëra vende të Evropës.

I pyetur mbi arrestimin e ish-deputetit socialist Alqi Bllako me urdhër të SPAK-ut, Manja shprehu linjën, sipas tij, të qeverisë dhe Partisë Socialiste.

“Çështjet e drejtësisë janë çështjet e drejtësisë”, deklaroi ministri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore