Sport

Manchester United/ Rangnick fillon menjëherë ‘gjuetinë’ në merkato, synon talentin e Leipzig-ut


Ralf Rangnick, trajneri më i ri i Manchester United, pa humbur kohë ka piketuar lojtarin e parë që dëshiron të afrojë te “Djajt e kuq”.

Edhe pse ai do të jetë në krye të United, përkohësisht deri në fund te sezonit, përsëri gjermani do të mbetet pjesë e klubit. Ai pas përfundimit të sezonit, pritet të marrë post drejtues.

Sipas britanikes “The Times” synimi i Rangnick-ut është mesfushori i talentuar i Leizpig-ut, Amadou Haidara. Qendërmesfushori 23-vjeçar nga Mali.

Për 63-vjeçarin Rangnick, Haidara është emër i njohur. Ishte pikërisht ai që e afroi te Leipzig-u në vitin 2019 nga austriakët e Salzburg-ut. Kohë kur ishte drejtor sportiv te skuadra gjermane.

Sipas gazetës gjermane “Sport Bild”, Haidara ka klauzolë lirimi në kontratën e tij me klubin e Leipzig-ut. Ajo shkon në vlerën e 40 milionë eurove. Një shifër e përballueshme për arkat e klubit anglez.

23-vjeçari është aktivizuar në 100 ndeshje me Leipzig-un. Ai ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar gjashtë asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore