Shqipëria

Manastirliu: Kapaciteti i shtretërve në spitalet anti-COVID në 78%


Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqënies Sociale, Ogerta Manastirliu, të hënën në një prononcim për media, ka informuar mbi situate epidemiologjike të pandemisë COVID-19 dhe të masave të marra për përballimin e situates vjeshtë-dimrër . Sipas saj, në javën e pestë të vitit ka pasur një trend të rritjes së rasteve të infektimeve.

“Kemi dyshimet e arsyeshme për qarkullimin e varianteve të reja në vend. Gjithashtu, kemi raste të riinfektimeve. Sa i përket variantit të ri dhe sinjaleve në laboratorin e epidemiologjisë në Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), ka dyshime për mutacionin e ri të Coronavirus-it”, shprehet Manastirliu.

Qeveria ka deklaruar se kanë dërguar mostrat dhe analizat e radhës në Berlin për të verifikuar nëse dyshimet janë të vërteta.

“Rritja e rasteve të infektimeve, lidhet me mosrespektimin e masave të ndërmarra nga Qeveria, me grumbullimet familjare para festave dhe post festave dhe fluksin e qytetareve në disa zona të vendit”, ka shpjeguar ministrja.

Niveli më i lartë i infektimeve është shënuar ditën e diele. Sipas Manastirliut, mesatarja e rasteve të reja ditore dhe numri i fataliteteve është rritur. Niveli i shfrytëzimit të shtrateve në spitalet COVID është në 78%.

Qeveria ka njoftuar që nuk ka vështirësi në kapacitete dhe spitalet nuk janë të mbingarkuara.

Gjithashtu dhe spitalet rajonale po trajtojnë raste post-COVID apo raste të dyshuara.  Për sa i përket nivelit të shfrytëzimit të shtatit të reanimacioneve është 32.6%.

“Për sa i përket kapaciteteve aktuale të testimit kemi përpos testimit klasik përpos PCR-së . Janë realizuar mbi 80 mijë teste të antigenit. Është më e lehtë të marrësh testin, rezultatet dhe mjekimin nga mjeku i familjes” ka njoftuar Manastirliu.

Rreth 3 mijë qytetarë kanë përfituar mbështetje për sa i përket trajtimit ambulator të COVID-19.

“Duke vlerësuar nivelin e incidencës javore dhe incidencën dyjavore situata paraqitet e moderuar”, tha ajo.

Manastirliu bëri thirrje për respektimin e masave, protokolleve anti-covid.

“Nga 460 vatra infektimi në vend 330 janë familjare. Në Tiranë, vatrat kombinohen me vatrat e biznesit dhe ato familjare” ka theksuar ajo.

Manastirliu i bëri apel qytetarëve të izolohen në kohë, për të këputur zinxhirin e infeksionit.  Ajo theksoi se incidenca më shqetësuese për ekspertët lidhet me grup- moshën e të rinjve.

Manastirliu tha se po vijon procesi i vaksinimit të vijës së parë të mjekëve ku do të vijohet me vaksinimit e dozës së dytë. Nga data 15 shkurt pritet të vijnë doza të tjera.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore