Muzikë

Machine Gun Kelly pranon se është sfiduar me kohë të vështira para publikimit të këngës së re


Epoka e re e Machine Gun Kelly (MGK) po vjen, kjo pasi që rep artisti publikoi një baladë të re tronditëse, të titulluar “Don’t let me go” – veç një ditë pasi u bë viral për postimin e fotove me bustin, krahët dhe gjoksin e mbuluar me ngjyrë të zezë tatuazhesh.

Fnsat ishin të befasuar nga shfaqja e re e MGK me tatuazhet që mbulojnë një sipërfaqe bukur të madhe të trupit të tij, teksa vet ai tha përmes Instagramit se ishte “vetëm për qëllime shpirtërore”.

Machine Gun Kelly.

Natyrisht, kompozitori – i cili ka qenë i zëshëm për betejat e tij me shëndetin mendor në të kaluarën – përdori muzikën e tij për të ofruar njëfarë qartësie, duke u thënë fansave se ishte rezultat i “një avari”.

“Kohët e fundit mendimet e mia më hanë të gjallë, u shtrinë në shtrat duke menduar se ndoshta urrejtja më në fund do të zhduket nëse nuk jam gjallë”, këndon MGK në këngën e re, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker.

Në videoklipin muzikor shoqërues, të drejtuar nga Sam Cahill, një MGK i zymtë përveshi mëngët e këmishës së tij bardh e zi për të zbuluar veprën e freskët të artit, shkruan PageSix, transmeton AlbanianPost.

“Përsëri rrëshqitje, ja ku po rrëshqas përsëri. Po veproj përsëri ndryshe. Unë shoh reflektimin e familjes sime sa herë që shikoj në filxhan dhe e pi përsëri”, këndon ai tutje.

Përgjatë këngës, MGK trajton gjithashtu ulje-ngritjet e marrëdhënies së tij me të fejuarën Megan Fox, një abort spontan, vdekjen e babait të tij, mendimet për vetëvrasje, presionin e vazhdueshëm që ai ndjen si artist dhe më shumë.

Ndërkohë, Fox, kohët e fundit zbuloi tatuazhin e saj të ri – një mëngë “të ripërpunuar” me zogj dhe lule – në një festë pas ceremonisë së “Grammy 2024” në fillim të këtij muaji.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore