Sport

Lukaku i gatshëm të bëjë gjithçka për Inter-in


Romelu Lukaku dëshiron të kthehet te Inter. Belgu duket se prej kohësh është penduar shumë që është larguar.

Tani ai do ta përgjysmonte pagën vetëm për t’u rikthyer në “Giuseppe Meazza”. Synimi i Lukaku-t është t’i bëjë drejtuesit zikaltër të kuptojnë gatishmërinë e tij maksimale për t’u rikthyer te Inter-i.

Sipas mediave italiane, Lukaku, i cili në Londër fiton 15 milionë euro në sezon plus bonuse, ka thënë se është i gatshëm të përgjysmojë pagën e tij, pra të bjerë në rreth 7 milionë. Ai e di që Inter-i nuk mund t’i jepte më shumë.

Megjithatë nuk do të jetë e lehtë, pasi Inter-i mund ta marrë Lukaku-n vetëm në huazim. Në një kohë kur Chelsea ka ndryshuar pronësi, gjërat mbeten ende për t’u parë.

Gjithsesi ideja e një huazimi dyvjeçar me të drejt blerje për 50 milionë euro në verën e 2024 do të ishte një mundësi e mirë për të dy palët sipas mediave italiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore