Lajme

Lufta në Ukrainë, Italia vendos kufirin 25 gradë Celsius për ajrin e kondicionuar


Shkollave dhe ndërtesave të tjera publike në Itali do t’u ndalohet vendosja e ajrit të kondicionuar në çdo mjedis, më të ulët se 25 gradë Celsius nga muaji i ardhshëm, sipas një skeme që synon të ndihmojë vendin të shmangë një krizë energjetike të përkeqësuar nga lufta në Ukrainë.

Nisma e racionimit të energjisë, e quajtur “termostati i funksionimit”, vjen pasi Italia të mërkurën nënshkroi një marrëveshje me Angolën për të rritur furnizimet me gaz nga vendi jugor afrikan.

Një deklaratë u nënshkrua për të zhvilluar sipërmarrje “të reja” të gazit natyror dhe për të rritur eksportet në Itali, njoftoi ministri i Jashtëm italian, përcjell Albanian Post.

Ministrat udhëtuan gjithashtu në Afrikën Qendrore të mërkurën në kërkim të furnizuesve alternativë të gazit në Rusi, nga ku Italia importon rreth 45% të gazit të saj natyror.

Një debat mbi energjinë e shpenzuar përmes ajrit të kondicionuar u ngrit pasi kryeministri Mario Draghi, në mënyrë ironike përdori ajrin e kondicionuar si një shembull të diçkaje që italianët mund të duhet të sakrifikojnë në këmbim të paqes në Ukrainë.

Mario Draghi

“Duam të kemi paqe apo duam të kemi kondicionerë?, tha ai në fillim të këtij muaji, shkruan Albanian Post pasi u zotua se Italia do të respektonte nëse BE vendos një embargo ndaj gazit rus.

Rregullat do të fillojnë më 1 maj dhe do të jenë në fuqi deri më 31 mars të vitit të ardhshëm, ku ngrohja në ndërtesat publike gjatë dimrit nuk lejohet të kalojë 19 gradë Celsius.

Nuk është ende e qartë se si do të kontrollohet masa, por inspektorët nga Ministria e Punës mund të ndërmarrin kontrolle, me ata që shkelin kufijtë do të gjobiten nga 500 deri në 3 mijë euro, raportoi “Il Messaggero”.

Masa nuk vlen për spitalet, por përfundimisht mund të shtrihet në shtëpitë private.

Renato Brunetta, ministri për Administratën Publike, tha se nisma, e prezantuar nga Lëvizja Pesë Yjet, ishte një shenjë “pozitive” dhe do të kursente 2-4 miliardë metra kub gaz në vit. Rreth 57% e kostove të energjisë së një ndërtese zyrash publike vjen nga kontrolli i temperaturës.

Renato Brunetta

Angela Masi, një politikane e Lëvizjes Pesë Yjet, tha se “është e saktë që administrata publike po jep një shembull të mirë, duke shkurtuar mbetjet dhe duke rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për racionalizimin e konsumit”.

Pasi udhëtoi për në Algjeri javën e kaluar për të arritur një marrëveshje gazi, Draghi u detyrua të anulojë udhëtimet në Angola dhe Republikën e Kongos pasi u testua pozitiv për Covid-19. Në vend të kësaj ai po dërgon ministrin e tij të Jashtëm, Luigi Di Maio, dhe Roberto Cingolani, ministrin e Tranzicionit Ekologjik.

Marrë nga The Guardian, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore