Sport

Lloris: Nuk do ta mbaj shiritin e kapitenit me ngjyrat e LGBT


Kapiteni i Francës, Hugo Lloris, ka thënë se nuk do ta mbajë shiritin e kapitenit me ngjyrat për të përkrahur komunitetin LGBT.

Në një komunikatë për media gjatë grumbullimit me Francën, Lloris tha se do të respektoj rregullat e vendit mikpritës të Kupës së Botës, Katarit.

“Kur mirëpresim të huajt në Francë, shpesh duam që ata të respektojnë rregullat tona dhe të respektojnë kulturën tonë”, tha Lloris.

“Të njëjtën gjë do të bëj kur të shkoj në Katar. Mund të pajtohem ose jo, jam dakord me idetë e tyre, por duhet të tregoj respekt”, shtoi portieri i Tottenham-it.

Kujtojmë që në këtë Botëror që do të fillojë të dielën në Katar, janë ndaluar disa gjëra për shkak të rregullave të vendit arab.

Një ndër to ishte edhe ndalesa e reklamimit, apo përkrakhjes së komunitetit LGBT.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore