Sport

Liverpool, vjen Konate ikën Kabak-u


Ibrahima Konate do të jetë lojtar i Liverpool-it sezonin e ardhshëm, raporton gazetari sporitv, Fabrizio Romano. Por, në të njëjtën kohë, të kuqtë nuk do të paguajnë për të blerë Ozan Kabak-un nga Schalke.

Konate do të mbërrijë në “Anfield” nga radhët e Leipzig-ut, për shifrën e 35 milionë eurove. 23-vjeçari do të nënshkruajë kontratë deri në 2026.

Kabak-u u huazua nga Shcalke me të drejtë blerje për 18 milionë euro, por nëse kjo shifër nuk ulet, atëherë të kuqë do e rikthejnë përsëri në Gelsenkirchen.

Turku u paraqit në 27 ndeshje këtë sezon me skuadrën e Jurgen Klopp-it, që nga koha e mbërritjes së tij në Angli, në merkaton e janarit (shkurt).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore