Sport

Liverpool-i njofton zgjerimin e ‘Anfield’, përfiton edhe komuniteti vendas


Klubi anglez i Liverpool-it nëpërmjet një deklarate në sajdin zyrtar ka njoftuar ditën e enjte se do të nisë puna për zgjerimin e propozuar të stadiumit “Anfield Road Stand”.

Projekti që pritet të zgjasë përgjatë gjithë sezonit do të fillojë të marrë jetë nga java e ardhshme.

Shtimi i kapacitetit mbajtës në stadium do të jetë me rreth shtatë mijë vende, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 61 mijë vende.

Edhe pse në stadium do të ketë punime përgjatë gjithë sezonit, ato nuk do të pengojnë Liverpool-in që ndeshjet si ekip pritës t’i zhvillojë në “Anfield”.

Projekti mori miratimin e Këshillit të Bashkisë së Liverpool-it në qershorin e këtij viti. Klubi gjithashtu dha leje që në stadium të mbahen deri në gjashtë koncerte dhe ngjarje të mëdha për një periudhë pesë vjeçare.

Stadiumi do të ruajë orgjinalitetin në pjesën e poshtme të tij dhe do të zhvillohet në pjesën e sipërme. Do të shtohen mjedise mikpritëse dhe sallone. Ai pritet të jetë gati për sezonin 2023/24.

“Buckingham Group Contracting Ltd” është kompania e kontaktuar për të kryer punimet në “Anfield”. Kompania ka bashkëpunim të ngusht me klubin në përmirësimin e jetesës së komunitetit lokal, përsa i përketë arsimimit, ushqimit dhe aktivieteve në lidhje me sportin.

Gjithashtu banorëve të zonës do u ofrohen mundësi punësimi dhe praktika për institucionet arsimore. Gjatë ndërtimit kompania beson do të jetë në gjendje të krijojë 35 vende pune dhe 800 javë në total për praktikat mësimore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore