Lajme

Lira turke tkurret pas pushimit nga puna të guvernatorit


Lira e Turqisë ka pësuar rënie kundrejt dollarit amerikan të hënën e 22 marsit. Kjo erdhi pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pushoi nga puna kreun e bankës qendrore të vendit këtë fundjavë.

Rënia erdhi pasi Erdogan shkarkoi guvernatorin e bankës qendrore turke, Naci Agbal, me anë të një dekreti presidencial.

Agbal ka shërbyer më pak se pesë muaj në punë. Ai u zëvendësua nga Sahap Kavcioglu, një profesor bankar dhe ish-deputet.

Win Thin, shefi global i strategjisë së monedhës në Brown Brothers Harriman, tha se “shkarkimi i shefit të bankës qendrore Agbal gjatë fundjavës mund të shkaktojë një goditje fatale për besimin e investitorëve në Turqi”.

Në pesë muajt që Agbal drejtoi bankën qendrore, ai mbështeti reformat ekonomike dhe pavarësinë. Vetëm dy ditë para pushimit nga puna, rriti normat e interesit me 200 pikë bazë në 19%, më të larta se sa pritej.

Erdogan beson në qasjen e politikës monetare bazuar në mbajtjen e normave të interesit të ulët për të shmangur inflacionin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore