Shqipëria

Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë, ngrihet grupi i punës për studimin e projektit


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në vijim të marrëveshjeve mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, foli dhe për marrëveshjen e bashkëpunimit për “Bashkëfinancimin e Studimit të Fizibilitetit për Ndërtimin e Linjës Hekurudhore Durrës–Prishtinë”.

Grupet e punës do të bëjnë të mundur studimin e projektit të ndërtimit të linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Ky studim do të përcaktojë ndarjen e kostove për ndërtimin e hekurudhës që do të lidhë dy vendet.

“Projekt kombëtar i shumëpritur nga dy vendet me ndërtimin e portit të Durrësit dhe ndërtimin e kësaj hekurudhe’, u shpreh Balluku në fjalën e saj.

Sipas saj kjo linje hekurudhore do të jetë një nisje e korridorit të ri mes dy vendeve.

“Ky mjet transporti shumë efikas do të kthehet në një nga transportet më të rëndësishëm në të dyja anët e kufirit”, theksoi Balluku në fjalën e saj.

Fondi i përcaktuar parashikohet të jetë 1 milion e 80 mijë euro. Shqipëria nga buxheti i saj do të japë 1 milion euro ndërsa pjesa tjetër nga qeveria e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore