Jetesë & Stil

Lindjet mbretërore përgjatë historisë


Në ndërkohë që familja mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar, po feston ardhjen në jetë të antarit të saj më të ri, i cili është fëmija i parë i Princeshë Eugenie dhe burrit të saj Jack Brooksbank, Albanian Post ju sjell detaje mbi ardhjen në jetë të fëmijëve mbretëror përgjatë historisë.

Mbretëresha Elizabeth II

Elizabeth II u lind në orën 2:40 të mëngjesit, me 21 prill të vitit 1926 në Mayfair të Londrës.

Elizabeth II është vajza e parë, nga dy vajza që kishte mbreti George VI dhe Elizabeth Bowes-Lyon.

Princi Charles

Princi i Uellsit lindi në Pallatin Buckingham në mbrëmjen e 14 nëntorit  të vitit 1948.

Princesha Elizabeth ishte vetëm 22 vjeç në atë kohë, dhe procesi i lindjes së saj u krye me prerje cezariane. Burri i saj, Princi Philip, nuk ishte i pranishëm në këtë proces lindjeje. Madje, deri sa Princesha po lindte, ai po luante “Squash” me sekretarin e tij privat në një pjesë tjetër të rezidencës mbretërore.

Kur mori vesh për lindjen, Philipi vrapoi në dhomën e lindjes dhe, sapo princesha u zgjua nga anestezioni, i dhuroi asaj një buqetë me trëndafila të kuq dhe karafila.

Lindja e Charles ishte lindja e parë mbretërore që nuk u ndoq nga Sekretari i Brendshëm Britanik, i cili në kohërat e hershme u kërkua të ishte i pranishëm për të dëshmuar dhe verifikuar lindjet e fëmijëve mbretëror.

Princesha Anne

Princesha Anne erdhi në jetë në orën 11:50 të mëngjesit më 15 gusht të vitit 1950, në Clarence House, një rezidencë mbretërore në Londër. Pallati Buckingham po pësonte rinovime pas dëmtimeve që pësoi gjatë Luftës së Dytë Botërore, kështu që Princesha Elizabeth dhe Princi Philip u transferuan në Clarence House në 1949 dhe jetuan atje deri më 1953.

Princi Andrew

Mbretëresha Elizabeth II lindi fëmijën e saj të tretë, Princin Andrew, në Pallatin Buckingham më 19 shkurt të vitit 1960.

Princi Edward

Djali i tretë i mbretëreshës apo fëmija i katërt u lind me 10 Mars të 1964-tës, në Pallatin Buckingham.

Kësaj rradhe, Princi Philip thuhet se u bashkua me të në dhomën e lindjes.

“Duka i Edinburgut në të vërtetë po mbante dorën e gruas së tij ndërsa lindi më i riu i tyre” shkruan Ingrid Seward në shkrimin e tij “My Husband and I: The Inside Story Of 70 Years Of Royal Wedding.”

Princi William

Diana, Princesha e Uellsit, lindi Princin William me 21 qershor të vitit 1982.

Për dallim nga tradita mbretërore e lindjeve brenda Pallatit të Buckingham, Princesha Diana procesin e lindjes e bëri në spitalin “Lindo Wing of St. Mary’s“.

“William duhet të lindte, sepse unë nuk po mund ta përballoja më presionin e shtypit (mediave) – i tha ajo biografit të saj Andrew Morton.

Princi Charles ishte atje për të dëshmuar lindjen e djalit të tij të parë, dhe më vonë ai i shkroi kumbarës së tij Patricia Brabourne, duke u shprehur:

“Unë jam shumë mirënjohës që isha pranë shtratit të Dianës gjatë gjithë kohës, sepse ndjeva sikur prania ime po e ndihmonte atë në këtë proces jo edhe të lehtë. Por, gjithçka u shpërblye shpejtë, në fund të ditës ne në duar kishim një krijesë të vogël e cila na përkiste vetëm neve”.

Princi Harry

Princi Harry u lind një javë para kohës së paraparë nga mjekët, ai në jetë erdhi në orën 4:20 pasdite, më 15 shtator të vitit 1984.

Në ndërkohë që Princeshë Diana po lexonte libër e shtrire në shtratin e spitalit, Princin Charles e kishte zënë gjumi në një karrige pranë shtratit të saj. Kur erdhi momenti i madh Diana ” gëlltiti një copë akulli për të parandaluar dehidrimin gjatë lindjes, ndërsa një infermiere fërkoi me krem buzët e saj të copëtuara”, raporton People, transmeton Albanian Post.

Princi George

Princi George, u lind në orën 4:24 pasdite, më 22 korrik të 2013-tës.

Për fëmijën e saj të parë, Dukesha e Kembrixhit kishte një ekip prej 20 profesionistësh mjekësorë të përkushtuar ndaj kujdesit të saj.

Grupi përfshinte: dy obstetër, tre mami, tre anestezistë, katër staf kirurgjik, dy staf të njësive të kujdesit special, katër pediatër, një teknik laboratori dhe katër menaxherë.

Princesha Charlotte

Princesha Charlotte u lind në 8:34 të mëngjesit më 2 maj të vitit 2015. Ardhja e saj në jetë u festua me ngrehje dollish shampanje nga prindërit e saj ( Duka dhe Dukesha e Kembrixhit).

Pallati mbretëror sërish theu një rregull, kësaj here duke e lajmëruar lindjen e Princeshes Charlote përmes rrjetit social të Twitter.

Princi Louis

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit mirëpritën edhe fëmijën e tyre të tretë, një djalë, me 23 Prill, 2018.

Ashtu si Princi George dhe Princesha Charlotte, foshnja lindi në spialin “Lindo Wing of St. Mary’s” në Londër. Pas një vizite nga vëllezërit e motrat e tij, i porsalinduri u largua nga spitali vetëm disa orë pasi ai u lind, për t’u kthyer në Pallatin Kensington.

Archie Harrison Mounbatten-Windsor

Në orët e para të së hënës së 6 majit të vitit 2019, Meghan Markle hyri në sallën e lindjes në Windsor, duke sjellë në jetë, pas pak orësh një djalë të shëndetshëm me peshë prej 7 kilogramë. Pavarësisht se ishte i shtati në rresht të fronit, pas babait të tij, Princit Harry, Archie morri një titull dhe bashkë me prindërit e tij më vonë zgjodhën të largoheshin nga pozicionet e tyre mbretërore.

Jeta e tyre nuk ngjason aspak me jetën e cila zhvillohet në pallatet mbretërore të familjarëve të tyre.

Anëtari i fundit i familjes mbretërore u lind më 9 shkurt të vitit 2021, dhe është fryt i dashurisë së Princesha Eugenie me burrin e saj Jack Brooksbank. Procesi i lindjes u krye në spitalin “Portland” të Londrës.

Foshnja peshoi tetë kilogramë, dhe detaje të tjera nuk janë zbuluar ende, madje as emri i foshnjës.

Por, Princesha Eugenie ndau këtë foto të lezetshme duke mirëpritur ardhjen në jetë të djalit të saj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore