Shqipëria

Lëvizte me armë pa leje, arrestohet 20-vjeçari në Lushnjë


Foto ilustruese

Në vijim të goditjes së personave që mbajnë armë pa lejen e organeve kompetente, është arrestuar nga policia e Lushnjës një 20-vjeçar, të dielën e 3 tetorit.

Përkatësisht gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” të shtetasit O. C., policia gjeti një dorezë metalike dhe një armë pistoletë sportive.

Ndërkohë po procedohet penalisht pasagjeri A. R., 18 vjeç.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore