Lajme

Lëvizja “FOL” kërkesë Qeverisë: Të mundësoni angazhimin e palëve të interesuara në procesin e anëtarësimit në BE


Lëvizja FOL.

Përmes raportit, “Si mund të përmirësojë Kosova konsultimin dhe angazhimin e palëve të interesuara në procesin e negociatave për anëtarësim në BE?”, Lëvizja “FOL” ka rekomanduar Qeverinë e Kosovës që të përgatisë një raport vlerësimi për përfshirjen e shoqërisë civile dhe palëve që janë të interesuara në procesin e anëtarësimit në BE.

Ndërsa, është kërkuar që të veprojnë në përputhje me rregulloren.

“Qeveria e Kosovës duhet të përgatisë një raport vlerësimi për përfshirjen e shoqërisë civile dhe palëve të tjera të interesuara në punën e strukturave të stabilizim-asocimit, në përputhje me Rregulloren QRK-Nr.13/2016”, është thënë në njërin nga rekomandimet e lëvizjes “FOL”.

“Prioritizimi i fushatave të ndërgjegjësimit publik që komunikojnë përfitimet, sfidat dhe implikimet e integrimit evropian, duke larguar keqkuptimet dhe duke nxitur mbështetjen. Kjo është një fushë me të cilën shoqëria civile dhe qeveria e Kosovës kanë bashkëpunuar në mënyrë efektive në të kaluarën”.

Po ashtu, është kërkuar që të rriten konsultimet edhe me sektorin privat.

“Qeveria duhet të rrisë konsultimet me sektorin privat në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe të njohë rolin integral të sektorit privat, duke pasur parasysh fokusin ekonomik të Marrëveshjes së Stabilizim –Asociimit”.

“Angazhimi i Odave të Ekonomisë dhe Tregtisë, së bashku me shoqatat specifike të sektorëve, në proceset e konsultimit dhe vendimmarrjes në lidhje me integrimin ekonomik. Krijimi i praktikave transparente në lidhje me ndarjen e materialeve dhe agjendave të takimeve me organizatat e shoqërisë civile dhe palët e interesuara përpara takimeve zyrtare”.

Kërkesë tjetër e kësaj shoqërie civile ka qenë pranimi se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) është dinamik dhe mund të kërkojë ndryshime në strategji.

“Krijimi i një platforme të bazuar në ueb, e dedikuar për të ndjekur progresin e plotë të nismave të BE-së me implikime të mundshme biznesi”.

Kosova ka nisur rrugëtimin e saj drejt liberalizimit të vizave para më shumë se 10 vitesh. Premtimet e shpeshta të politikanëve kosovarë se liberalizimi i vizave do të ndodhte “shumë shpejt”, gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe protestat masive në Prishtinë ishin vetëm disa nga zhvillimet kryesore që karakterizuan procesin e liberalizimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore