Sport

Leart Paqarada me super gol dhe Elbasan Rashani “hero” i ndeshjes


Lojtarët Kosovar befasuan me gola këtë të shtune ku Elbasan Rashani arriti të shënoi dy gola dhe Leart Paqarada me një “predhë” nga distanca e largët.

Paqarada luan në ligën e dytë të Gjermanisë në ekipin St Pauli ku në ndeshjen e fundit kontribuoi me një gol dhe një asist në fitoren me rezultat 4:0.

Leart Paqarada sapo është larguar nga përfaqësuesja e Kosovës pasi nuk kishte raporte të mira me trajnerin Challandes.

Ai shënoi golin për ta thelluar rezultatin në 3:0, por goli i tij ishte magjik të cilin portieri as nuk mundi ta prekte sado pak.

Elbasan Rashani luan në superligën e Turqisë në ekipin e Erzurum BB.

Në ndeshjen e fundit përballë Denizlispor ai ishte “heroi” i Erzurum BB pasi shënoi dy gola për t’i siguruar fitoren me rezultat 3:2.

Elbasan Rashani u fut në pjesën e dytë të lojës në minutën e 56-të ku rezultati ishte i barabartë, por pas 10 minutave ekipi kundërshtar shënoi.

Rashani shënoi në minutën e 79-të për të barazuar rezultatin.

Ndërsa pas vetëm shtatë minutave ai shënoi përsëri për ti dhënë ekipit të tij fitoren dhe ta përmbyll performancën e tij heroike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore