Lajme

Lavrov distancohet nga realiteti, akuzon Perëndimin se organizoi “grusht shteti” në Ukrainë


Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, iu drejtua Këshillit të Sigurimit me një fjalim të shpejtë, të tërthortë dhe larg realitetit duke ngritur në piedestal të njëjtat akuza dhe pretendime ndaj Perëndimit.

Në mbledhjen e KS të OKB-së me temë “Mbështetja e qëllimeve dhe parimeve të kartës së OKB-së”, kryediplomati rus përsërit pretendimet e tij se Perëndimi organizoi një “grusht shteti” në Ukrainë për të instaluar një president properëndimor si justifikim i pushtimit të vendit të tij.

Kjo është një akuzë e njohur. Pretendimi është se Shtetet e Bashkuara, të udhëhequra nga zyrtarja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, nxitën një “grusht shteti brutal” anti-rus në Kiev në vitin 2014, duke injoruar një mori faktorësh të tjerë për kryengritjen e Maidan-it në Ukrainë.

Sekretari Blinken i ka kushtuar vëmendjen Lavrov-it gjatë fjalëve të ministrit të Jashtëm rus, edhe pse zyrtarët e mbetur ukrainas shikojnë gazetat dhe telefonat.

Është ndoshta një gjest i vogël që tregon respekt për procesin e debatit të Këshillit të Sigurimit, megjithëse është e paqartë se sa do të qëndrojë Blinken.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u largua nga dhoma e Këshillit të Sigurimit pas fjalimit të tij, kështu që ai nuk është i pranishëm për komentet e ministrit të jashtëm rus.

Në vijim, Lavrov pretendon se Perëndimi shpenzoi miliarda dollarë për kultivimin e politikanëve ukrainas.

Kryediplomati rus vijon duke thënë se Perëndimi është hipokrit në zbatimin e rregulloreve të OKB-së.

Lavrov pretendon po ashtu se rusët në Ukrainë mund të përballen me shkatërrim “fizik” dhe vijon fjalën tij duke e përshkruar udhëheqjen ukrainase si “neonazistë”.

Ministri i Jashtëm Lavrov deklaroi sakaq se rusishtfolësit në Ukrainë janë privuar nga të drejtat e tyre, ndër të tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore