Sport

Lajme të mira për Juventus-in, këtë javë pritet të rikthehen katër futbollistë


Skuadra e Juventus-it ka njoftuar se Leando Paredes dhe Moise Kean janë trajneru me grupin sot (e marte), derisa Dusan Vlahovic dhe Weston McKennie kanë zhvilluar stërvitje tjera të ndara nga grupi.

“Zonja e Vjetër” po përgatitet për ndeshjen e ardhshme ndaj Verona-s që do të zhvillohet të enjten, kur trajneri i tyre, Massimiliano Allegri mund të shoh disa nga lojtarët e tij të kthehen nga dëmtimet.

Vlahovic humbi tre ndeshjet e fundit në të gjitha garat për shkak të një dëmtimi, i cili ende po e pengon atë të stërvitet me pjesën tjetër të grupit.

McKennie dhe Paredes u stërvitën pjesërisht me ekipin të hënën dhe ylli argjentinas përfundoi sot të gjithë seancën stërvitore me grupin në Continassa.

E njëjta gjë vlen edhe për Kean, i cili kishte munguar në dy ndeshjet e fundit kundër PSG-së dhe Inter-it.

Pas ndeshjes me Verona-n, bardhezinjtë e kanë edhe një ndeshje për ta zhvilluar para Kupës së Botës. Është ajo e fundjavës, ku do të jenë nikoqir i skuadrës së Lazio-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore