Kosova

Kurti udhëton drejt Vjenës, do takohet me kancelarin austriak


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të enjte do të takohet me kancelarin e Austrisë, Karl Nehamme në Vjenë.

“Mbërritja e kryeministrit Albin Kurti – pritje nga kancelari Nehammer dhe pritje me nderime ushtarake Takimi me foto dhe film nga zona e shënuar e medias në Ballhausplatz”, ka njoftuar Zyra e kancelarit federal austriak. 

Sipas njoftimit, Kurti gjatë kësaj vizite do të mbajë edhe fjalim pasi është ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës.

Kurti do ta flas për “Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian”.

Ndryshe, kjo do të jetë vizita e tretë e Kurtit brenda një muaji në Austri.

Më 7 dhjetor, Kurti, kishte udhëtuar për në Vjenë të Austrisë ku kishte marr pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor.

Më 14 nëntor, Kurti mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, duke deklaruar se Kosova ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon prej 10.7 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore