Kosova

Kurti thotë se kanë bërë namin në bashkëpunim me Listën Guxo


Kurti ne Kuvendin Zgjedhor te Listes Guxo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Kuvendin zgjedhor të listës “Guxo”.

Ai ne fjalimin para delegatëve ka thënë se me qeverisjen e përbashkët me listën “Guxo” kanë zbatuar reforma në drejtësi, bujqësi e arsim dhe, siç deklaroi ai, kanë kthyer Kosovën në rrugëtimin euro-atlantik.

Porritet për Kurtin dhe listën “Guxo” mbetet Vettingu dhe luftimi i krimit dhe korrupsionit.

“Të qenurit bashkë na solli fitoren e 14 shkurtit. Kemi vazhduar luftën kundër korrupsionit. Mbi 700 operacione policore, mbi 2000 persona të arrestuar, 65 grupe kriminale të asgjësuara. Kemi ngritur mirëqenien sociale dhe këtë të shtunë kemi prezantuar edhe pakon mbi 150 milionë euro”, tha ai.

Kreu i Qeverisë lavdëroi listën “Guxo” duke thënë se kjo parti “me guxim është ngritur dhe se e njëjta me guxim do të fitojë”.

Lista “Guxo”, është regjistruar si parti politike për herë të parë në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2022 ku garuan në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje.

Themeluese e listës ishte Vjosa Osmani e cila pasi u zgjodh Presidente, dha dorëheqjen nga strukturat e partisë.

Në Kuvendin e Kosovës, lista “Guxo” përfaqësohet nga 6 deputetë kurse në Qeveri ajo udhëheq me dy dikastere ministrore, me atë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës (Donika Gërvalla) dhe me atë të Bujqësisë (Faton Peci).

Nga Kuvendi i sotshëm pritet të dalin organet udhëheqëse të Partisë më të re në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore