Kosova

Kurti, Rutte-s: Ne në Kosovë po e festojmë emërimin tuaj në krye të NATO-s


Ilustrim: Mark Rutte dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar kryeministrin aktual të Holandës, Mark Rutte, i cili nga tetori i këtij viti do të marrë drejtimin e NATO-s.

Nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, Kurti ka potencuar se Kosova po e feston këtë lajm.

“Jemi të etur për të vazhduar marrëdhëniet e forta që gëzojmë me ju në këtë kapacitet të ri”, ka shkruar Kurti.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi Rutten për pozitën e re duke vlerësuar lidershipin e Ruttes, derisa theksoi se Kosova është e përkushtuar të anëtarësohet në aleancën ushtarake për paqe të qëndrueshme.

“Përgjatë viteve, ne kemi punuar së bashku për shumë çështje të rëndësishme dhe nuk kam dyshim se bashkëpunimi ynë i fortë do të vazhdojë derisa ai të marrë këtë përgjegjësi të re. Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të punojmë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në të gjithë kontinentin tonë”, shkroi ai në X.

Ndërkohë ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, tha se mezi pret të punojë për avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Aleancën Veri – Atlantike dhe për arritjen e paqes së qëndrueshme

“Përvoja dhe njohurit tuaja do ta forcojnë Aleancën”, ka shkruar Gërvalla në platformën sociale, X.

Raportet e shefit të ri të NATO-s me Kosovën

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore