Lajme

Kurti intervistë për Financial Times, flet prapë për konfliktin potencial


Albin Kurti

“Na duhet ndihma e miqve dhe partnerëve si Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Italia dhe të tjerë në fushatën tonë për njohje të Kosovës”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Financial Times.

Kurti, që do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, këtë të enjte, ka përsëritur se çdo marrëveshje, në qendër duhet ta ketë njohjen e përbashkët.

“S’do jetë tema e vetme, por qendra e temave”, shtoi ai.

Duke folur për nacionalizimin serb, Kurti tha se “ky është një problem në Beograd”.

“Ata thjesht po vazhdojnë me ëndrrat e tyre të vjetra, që janë bërë ankthe për fqinjët e Serbisë, por edhe për popullin serb”.

“Një simetri e të drejtave të minoriteteve” – të njëjtat të drejta për kosovarët në Serbi, si për serbët në Kosovë – do t’i kundërviheshin më së miri këtij nacionalizimi, shtoi ai.

Taskimi Kurti Vucic ne Bruksel

Kurti ka përsëritur në këtë intervistë për FT se përfshirja e Rusisë në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, rritë mundësitë për konflikt.

“Jemi të brengosur, por jo të frikësuar”, tha ai. “Se si zhvillohet situata do të varet shumë në qëndrimin e demokracive perëndimore në raport me Beogradin”.

Gjithsesi, shtoi Kurti, “çfarë do Serbia është fondet e BE-së, armët e Rusisë, Investimet e Kinës dhe tolerancën amerikane. Nëse demokracitë perëndimore e zgjidhin këtë cështje, një zgjidhje finale do të jetë lehtësisht e arritshme pastaj. Por, nëse serbët lejohen ta luajnë këtë lojë, ky tension do të vazhdojë”.

Kurti deklaroi edhe se nacionalizimi serb dhe interesat ruse ecin dorë për dore. “Është e njëjta gjë”, deklaroi ai.

“Putini do të tregojë se intervenimi i NATO-s në Kosovë ishte një sukses i përkohshëm. Por, ne jemi dëshmitar se Kosova është këtu për të qëndruar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore