Lajme

Kurti e Osmani shprehën ngushllime për ikjen e Mbretëreshës Elizabeth II


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime familjes mbretërore dhe popullit britanez me rastin e ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.

“Përkushtimi, puna dhe përulësia e saj janë një frymëzim për të gjithë ne, veçanërisht në këto kohë të vështira. U prefsh ne paqe”, ka shkruar Kurti në  në Twitter.

Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar ngushllimeve të kryeministrit Kurti.

“Populli i Kosovës, së bashku me miliona nëpër botë, janë të trishtuar nga lajmi se Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth II ka ndërruar jetë”, ka deklaruar ajo.

Osmani, tha se trashëgimia e saj do të vazhdojë të inspirojë gjeneratat që do të vijnë.

Shefja e shtetit nuk ka harruar të potencojë faktin se Mbretëria e Bashkuar i erdhi në ndihmë Kosovës, në ditët e saj më të errëta.

“Prandaj sot, ne vajtojmë këtë humbje bashkë me Familjen Mbretërore dhe me të gjithë ju”.

Pallati Mbretëror ka konfirmuar se Mbretëresha Elizabeth II ka ndërruar jetë sot më 8 shtator.

Familja e saj u mblodh në pronën skoceze pasi shqetësimet u rritën për shëndetin e saj më herët të enjten.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore