Kosova

Kurti: Dhashë katër propozime, nuk mora përgjigje


Fotografia e shkrepur gjatë takimit në mes të Borrell-Kurti-Vuçiq

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas përfundimit të takimit në Bruksel me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka treguar se delegacioni kosovar i ka ofruar katër propozime të reja, palës tjetër në dialog.

Ai ka thënë se dialogu është duke u zhvilluar për njohje të ndërsjellët deri sa ka paralajmëruar se takimi i radhës do të mbahet para pushimit të verës që nis me 25 korrik.

“Ne do të marrim pjesë në këtë proces i cili është i vështirë. Përderisa pala tjetër fliste për ide të vjetra ne dhamë katër propozime të reja”.

Propozimi i parë i Kurtit ishte avancimi i modelit CEFTA në SEFTA, sipas modelit EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në.

Reciprociteti Bilateral është propozimi i dytë i kryeministrit Kurti, sipas tij “pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.

Propozimi i tretë ka të bëjë me nënshkrimin e një marrëveshje të përbashkët të paqes, duke u zotuar se Kosova dhe Serbia nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën.

Çështja e të pagjeturve ishte propozimi i fundit i Kurtit, ku sipas tij “duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999,  udhëhiqte Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq.

“Për propozimin tim të parë nuk u përgjigjën, ndërkaq tri propozimet e tjera i refuzuan. Shpresoj që kur të kthehen në Beograd, z. Vuçiç dhe z. Selakoviç, të mendojnë më shumë dhe ta konsiderojnë seriozisht pranimin e këtyre propozimeve”, tha Kurti gjatë prononcimit për media pas takimit me Vuçiç.

Kurti më tutje ka shtuar se nuk ka pasur marrëveshje të mëhershme për të pagjeturit dhe se çështja e të pagjeturve është një gjë që nuk pret.

Ai është shprehur optimist pasi që, sipas tij, tanimë gjërat kanë nisur ti trajtojnë në thelbin e tyre, dhe nuk po e injorojnë “elefantin në dhomë“.

Ndërsa për padinë për gjenocid ndaj Serbisë Kurti ka thënë se ky gjë do të bëhet, padia për gjenocid gjithashtu ka qenë edhe thirrje ndaj institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës që ti ndihmojnë për ta përgatitur dhe dokumentuar e gjenocidit serb.

Pyetur për asociacionin, ai tha se asociacione për komunat me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive është një gjë që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konkluduar që e shkel 23 nene të Kushtetutës. Ai tha se asociacioni nuk është “për” serbet por “kundër” Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore