Shqipëria

Kumbaro: Kredi 75 milionë euro nga Banka Botërore për sistemimin e ujërave që derdhen në Vjosë


Mirela Kumbaro, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, ka bërë me dije se në mbledhjet e fundit të Qeverisë është miratuar një marrëveshje kredie me Bankën Botërore.

Kredia në fjalë ka vlerën e 75 milionë eurove dhe shërben për të investuar në të gjithë sistemin e pastrimit të ujërave të ndotura të bashkive që lagen nga lumi i Vjosës.

“Miratuam një marrëveshje shumë te rëndësishme kredie me Bankën Botërore,  prej 75 milionë eurosh për të investuar në të gjithë sistemin e pastrimit të ujërave të ndotura të bashkive që lagen nga lumi i Vjosës”, ka thën[ ajo.

“Siç e dini, Lumi i Vjosës është shpallur park kombëtar. Është një punë e gjatë që kurorëzohet sot, terreni është i vështirë, janë 480 km vijë lumore. Praktikisht, sot për shkak të gjithë aktivitetit njerëzor rreth e rrotull, ujërat e ndotura derdhen në lumin e Vjosës”, ka shtuar ministrja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore