Shqipëria

Kumbaro bën bilancin e sezonit turistik, duke menduar për “verën e ardhshme”


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro bëri të martën e 27 shtatorit një përmbledhje të sezonit turistik që sapo u la pas.

Kjo, gjatë mbledhjes me kryebashkiakët e qyteteve bregdetare dhe strukturave të tjera që kujdesen për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Fillimisht, zyrtarja shqiptare e konsideroi sezonin veror si një nga “më të suksesshmit”.

“Ende sot rezervimet janë plot. Kjo na tregon që në fakt kemi një rezultat të ri në rritje të sezonit turistik. Mendoj se kemi shumë arsye për të thënë që ka qenë një nga sezonët më të suksesshëm”, vijoi Kumbaro.

Sipas saj, për dy tre vite mund të flasim për turizëm kulinar në Shqipëri.

Ministrja deklaroi se Shqipëria ka pritur këtë sezon 29 për qind më shumë vizitorë të huaj në krahasim me vitet e kaluara.

“Nëse i referohemi shifrave të kaluar është kaluar mbi 2 mln vizitorë krahasuar me vitet e tjera. 29 për qind më shumë vizitorë të huaj krahasuar me vitin e kaluar. Kemi rritje nga Anglia, Holanda, Gjermania, Italia apo edhe Spanja. Kjo tregon për reputacionin në rritje të Shqipërisë”.

Kumbaro paraqiti edhe afatet për subjektete që duan të aplikojnë për marrjen në menaxhim të stacioneve të plazheve.

“Për vitin 2023 puna ka nisur që më 25 gusht. Nga data 1 nëntor deri në 30 do të hapet aplikimi për subjekteve që aplikojnë për menaxhimin e stacioneve të plazheve. Ata që duan të ushtrojnë aktivitetin për ankorimin e mjeteve lundruese duhet të pajisen me leje të posaçme deri në datë 31 dhjetor”, ravijëzoi në përmbyllje zyrtarja shqiptare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore