Shqipëria

Kultivonin lëndë narkotike, në pranga dy persona nga Tepelena


Mëngjesin e 23 shtatorit kanë rënë në prangat e policisë Tepelenë dy persona pasi kultivonin lëndë narkotike.

Në vijim të goditjeve përsa i përket fushës së lartpërmendur shtetasit e arrestuar janë R. C., banues në fshatin Veliqot dhe A. H., 54 vjeç, banues në Libohovë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit R. C., policia gjeti një sasi të lëndëve narkotike. Ndërsa në banesën e 54-vjeçari në një objekt në pronësi të tij, u gjetën disa bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva, të cilat ishin në proces tharje.

Policia sekuestroi materialet e gjetura në cilësinë e provës.

Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore