Shqipëria

Ksamil/ Gjendet e pajetë turistja hungareze në dhomën e hotelit


Në Ksamil, një turiste hungareze është gjetur pa shenja jete në dhomën e hotelit këtë të martë të 6 shtatorit.

Viktima mësohet të jetë 66-vjeçarja Sindelyne Erzsebet. Dhe se trupi i  të moshuarës është transportuar i vdekur në spital.

Referuar informacioneve të policisë, dyshohet që  hungarezja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Sot, në Ksamil, është gjetur pa shenja jete, në dhomën e hotelit ku qëndronte, shtetasja hungareze S. E., 66 vjeçe, e cila dyshohet se ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore