Shqipëria

Kryeqyteti pret “Tiranathlon”, kufizohet përkohësisht lëvizja në rrugët kryesore


Tirana, këtë të diel të 29 majit, po mirëpret “Tiranathlon”.

Gara përfshin tre disiplina: not, pedalim dhe vrap.

Ajo po zhvillohet kryesisht në Liqenin e Farkës, përveç çiklizmit, dhe është një organizim i Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në vendin tonë.

Për të garantuar mbarëvajtjen e Maratonës, nisur edhe nga masiviteti i kësaj ngjarjeje sportive, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, kanë marrë një sërë masash për qarkullimin e automjeteve.

Kështu, kufizimi i segmenteve do të jetë i përkohshëm, në intervale të shkurtra kohore. Ndërsa hapja e kryqëzimeve do të kryhet gradualisht.

Qendra e qytetit do të jetë Ditë pa Makina për t’u shijuar nga fëmijët dhe qytetarët. Sakaq, qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve

Rruga e “Tuneleve”, duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Daxhit” deri te kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit.

Rruga “Daxhit”, duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Shaqir Palushi”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”.

Rruga “Diga e Liqenit”, duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqenit”.

Rruga “Panorama e Liqenit”, duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”.

Po ashtu kufizim i rrugës interurbane kryesore, bulevardit Zhan D’Ark, Gjergj Fishta dhe atij Bajram Curri.

Devijimi i itinerarit të lëvizjes së mjeteve të linjave urbane

a) Linja Nr. I/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon në njërin drejtim në “sheshin Willson” tjetri në qendër.

b) Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.

c) Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” pezullohet përkohësisht

d) Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut”.

e) Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti” – Jordan Misja” devijon në qendër.

f) Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit pezullohet përkohësisht.

g) Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së bukës dhe në qendër.

h) Linja Nr. 14 “Unaza” pezullohet përkohësisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore