Lajme

Kryediplomati izraelit: Do të rivlerësojmë lidhjet me Turqinë për shkak të kritikave ‘të ashpra’ për luftën në Gaza


Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen bëri thirrje për një rivlerësim të marrëdhënieve diplomatike me Turqinë, duke përmendur kritikat “të ashpra” nga liderët turq për ofensivën ushtarake kundër Hamasit.

Cohen thotë se ai ka urdhëruar diplomatët izraelitë të vendosur në Turqi të kthehen në Izrael.

Javën e kaluar, Izraeli tërhoqi diplomatët e tij nga vendi pasi u bëri thirrje gjithashtu qytetarëve izraelitë të largoheshin për shkak të kërcënimeve terroriste.

Izraeli duhet të dalë menjëherë nga gjendja e çmendurisë në të cilën është futur dhe të ndalojë sulmet në Gaza.

Ishte ky mesazhi i radhës nga presidenti turk, Recep Tyyip Erdogan, i cili në paraprirje të një tubimi masiv pro-palestinez në Stamboll, ka bërë thirrjen e radhës për armëpushim.

Përmes platformës sociale X, njohur më parë si Twitter, Erdogan shkruan se bombardimet veçse në rritje në Gaza, të cilat u përshkallëzuan edhe më tej natën e shkuar, kanë pasur në shënjestër sërish gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm.

Kjo gjë, sipas tij, e ka thelluar edhe më tej krizën humanitare në Lindjen e Mesme.

Erdogan: Izraeli të dalë menjëherë nga gjendja e çmendurisë dhe të ndalojë sulmet në Gaza

Fajtori kryesor pas masakrës së Gazës është Perëndimi, sipas Erdogan-it

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore