Lajme

Fajtori kryesor pas masakrës së Gazës është Perëndimi, sipas Erdogan-it


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka folur në një tubim masiv pro-palestinez në Stamboll.

Duke folur para dhjetëra mijëra njerëzve, Erdogan deklaroi se Hamasi nuk është një “organizatë terroriste” dhe e quajti Izraelin “pushtues”.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “Al Jazeera”.

“Ne do t’i tregojmë të gjithë botës se Izraeli është një kriminel lufte, ne po bëjmë përgatitje për këtë”, theksoi presidenti turk.

Sipas tij, “fajtori kryesor pas masakrës së shpalosur në Gaza është Perëndimi”.

“Perëndimi ka borxhe ndaj jush, por Turqia nuk ju ka borxh”, tha ai, duke iu referuar Izraelit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore