Lajme

Kritika kreut të Pentagonit për fshehje informacioni mbi sulmin në Kenia


Lloyd J. Austin, Sekretari Mbrojtjes në Amerikë

Ligjvënësit e frustruar po i bëjnë presion ministrit të Mbrojtjes, Lloyd Austin, lidhur me nxjerrjen e informacioneve të sulmit tё vitit tё kaluar në Kenia, nё tё cilin u vranё tre amerikanё.

“Ёshtё e papranueshme që Pentagoni ta kundёrshtojё Kongresin”, u shprehën ata nё njё letёr tё hapur, të cilën ia dёrguan Pentagonit tё premten.

Në letër thuhej se Departamenti i Mbrojtjes (DOD) nuk u ishte përgjigjur kërkesave të shumta për informacion, që nga 5 janari i vitit 2020, qё kur sulmi i militantёve shpërtheu në një aeroport bregdetar pranë kufirit nё Somali.

Anëtarët e Komitetit të Dhomës për Mbikëqyrjen dhe Reformën u shprehën se presin më shumë nga Pentagoni dhe Komanda Amerikane e Afrikës.

“Më 5 shkurt 2020, nën komitetin për Sigurinë Kombëtare i shkroi DOD duke kërkuar një njoftim për sulmin. Shtatëmbëdhjetë muaj dhe DOD nuk ka dhënë ende ndonjë informacion thelbësor në lidhje me sulmin ose gabimet e sigurisë që kontribuan në të”, shkruan ligjvënësit.

Letra u nënshkrua nga Republikani Stephen F. Lynch, kryetari i nënkomitetit dhe ligjvënësi tjetër republikan Glenn Grothman.

Sulmi u krye nga al-Shabab, një degë e al-Kaedës. Filloi para agimit dhe u përhap me disa orë dhune.

Forcat Speciale tё ushtrisë Henry J. Mayfield Jr., 23 vjeç dhe kontraktorët e mbrojtjes Bruce Triplett, 64 vjeç, dhe Dustin Harrison, 47 vjeç, humbën jetën në sulmin në Gjirin Manda në Afrikë.

Të paktën dy kontraktorë të tjerë të mbrojtjes amerikane u plagosën gjithashtu.

Gjashtë avionë të kontraktuar gjithashtu u shkatërruan dhe u dëmtuan, tё cilёt besohej se ishin avionё tё rёndёsishёm vёzhgimi tё pёrdorur nё Somali.

Sulmi ajror nё stacionin në Kenia

Sulmi nxori në pah dobësitë e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Afrikë, duke shënuar sulmin më vdekjeprurës ndaj amerikanëve që nga katastrofa e vitit 2017 në Nigeri.

Në atë kohë katër ushtarë amerikanë u vranë, pasi njësia e tyre u pushtua nga militantët në një mision me mbrojtje të kufizuar.

Pas sulmit, zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë filluan hetimin për të shqyrtuar atë që ndodhi dhe si u lejua të ndodhte.

Në prill, zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, njoftoi se hetimi kishte përfunduar. Por në vend që të pranonte vlerësimet e Komandës Afrikane, Austin drejtoi një rishikim të pavarur të hetimit.

Zyrtarët kenianë thanë se ata dështuan në sulmin e al-Shabab dhe se asnjë kenian nuk vdiq. Megjithatë, vendasit tregojnë histori të ndryshme.

Rreth një javë më vonë, gjenerali i ushtrisë Stephen J. Townsend, i cili drejton Komandën e Afrikës, i tha Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit se Austin i kishte dhënë ushtrisë “një datë të synuar prej 90 ditësh për të nxjerrë raportin”. Deri tani, asgjë nuk është publikuar.

Një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes, nënkolonel Anton Semelroth, tha në një e-mail se Pentagoni është në dijeni të kërkesës së ligjvënësve.

Rishikimi që Austin drejtoi, “do të sigurojë një pasqyrë shtesë, perspektivë dhe aftësi për të vlerësuar tërësinë e kësaj ngjarjeje tragjike që përfshin shërbime të shumta ushtarake dhe përbërës të Departamentit të Mbrojtjes”, shkroi Semelroth.

Ligjvënësit, gjithashtu, kërkuan një njoftim për hetimin dhe rishikimin e mëvonshëm deri më 30 shtator.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore