Jetesë & Stil

Krisje raportesh – çfarë po ndodh mes motrave Libohova?


Eranda Libohova , Irma Libohova - Artiste

Të mërkurën e 27 tetorit, këngëtarja Eranda Libohova, u nderua nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me çmimin prestigjioz “Mjeshtër i madh”, ndërkaq ani pse pranë saj në ato momente gjendeshin, miq, kolegë e familjarë, dikush mungonte!

Eranda Libohova, Ilir Meta.

Bëhet fjalë për motrën e Erandës, artisten, Irma Libohovën, e cila pos që nuk ishte e pranishme fizikisht në ceremoninë e dorëzimit të çmimit, ajo as nuk e uroi atë në rrjetet sociale

Për më tepër, motrat Libohova, nuk e ndjekin njëra tjetrën as në rrjetin social më “In” të momentit – Instagram, dhe kjo mund të vihet re fare lehtë duke kontrolluar listat e personave që dyshja ndjekin.


Eranda dhe Irma nuk përcjellin njëra-tjetrën në Instagram.

Madje, edhe “like” i fundit që dyshja kanë shkëmbyer daton që para tre vjetësh, saktësisht në gusht të vitit 2018.

Instagram-i i Irma Libohoves.Dyshimet për një krisje të raportit mes Erandës dhe Irmës kishte pasur që moti.

Në maj të vitit 2018, atëherë kur në Pallatin e Koncerteve kënduan ikonat e muzikës, Rovena Dilo, Eneda Tarifa, Besa Kokëdhima e Irma Libohova, të gjithë vunë re mungesën e motrës të kësaj të fundit.

Posteri i koncertit “Divat” – Maj, 2018.Eranda, jo vetëm që nuk ishte e pranishme në koncertin madhështor, por gjithashtu heshti totalisht edhe në rrjete sociale, duke mos komentuar as edhe një nga performancat e koncertit “Divat”.

Deri më tani, Eranda dhe Irma, nuk kanë komentuar asnjëherë në publik relacionet midis tyre, duke lënë kështu pikëpyetje, tek fansat e tyre kurreshtarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore