Lajme

Krasniqi dhe Haradinaj kujtojnë masakrën e Srebrenices: Bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë kujtuar masakrën e Srebrenicës.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se kriminelët serb, të udhëhequr nga  Ratko Mladiç, nuk kishin kursyer as fëmijët e gratë.

“I njëjti mentalitet sistematik, i orkestruar e gjakatar serb, i ngritur mbi vdekjet e përndjekjet, me karakter të pastër gjenocidal e duke mos kursyer askënd, u realizua edhe në Kosovë më 1998-99”, ka shkruar Krasniqi.

“Vajza e familjes Muhiç, e lindur më 13 korrik 1995 dhe Saha Izmirliç, e lindur më 1901, janë viktimat më të reja, respektivisht më të vjetra, të gjetura në varrezën masive të Potoçarit”.

Gjenocidi në Bosnje dhe Hercegovinë.

Edhe Haradinaj, në një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, është shprehur se bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës dhe e kuptojnë dhimbjen e tyre.

“Bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës dhe e kuptojmë dhembjen e tyre! Masakra në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan, të kryera nga regjimi i Millosheviqit, mbeten njolla të pa shlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia”, ka shkruar Haradinaj.

Më 11 korrik të vitit 1995, më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë të Bosnjës janë mbledhur dhe janë vrarë nga forcat serbe pranë qytetit lindor të Srebrenicës.

Ka qenë kjo vrasja më e rëndë masive në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Masakra në Srebrenicë është cilësuar si gjenocid edhe nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore