Shqipëria

KQZ cakton partitë që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave


Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ka shqyrtuar këtë të hënë të 24 prillit kërkesën për hapje të zyrës zgjedhore nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Ai ka deklaruar se në bashkërendim me subjektin zgjedhor të sigurohet respektimi i dispozitave ligjore.

Gjithashtu ai ka caktuar partitë politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave.

Celibashi ka vendosur që anëtarin e tretë të grupeve të numërimit të votave ka të drejtë ta propozojë Partia Socialiste e Shqipërisë dhe anëtari i katërt i grupeve të numërimit të votave do të propozohet nga partitë politike të opozitës, Partia e Lirisë dhe Partia Drejtësi Inetgrim dhe Unitet.

Sakaq, shorti për caktimin e anëtarit të katërt mes PDIU dhe PL do të hidhet në seancën e radhës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore