Shqipëria

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Besim Hajdarmataj


Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) në Shqipëri ka shpallur vendimin e saj lidhur me prokurorin Besim Hajdarmataj, duke e shkarkuar nga detyra me një vendim të menjëhershëm.

Sipas KPA-së, prokurori nuk e ka justifikuar pasurinë e tij.

Më tej, KPA sqaron në vendim e vet se Hajdarmataj ka mangësi në njohjen e ligjit.

Më herët, seanca e vendimit për prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, u shty për një datë të mëvonshme.

KPA-ja vendosi shtyrjen e vendimit, me qëllim për të vijuar hetimin, duke kërkuar dokumentacion shtesë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit sugjeroi shkarkimin e tij pas vendimit të KPK-së.

Më 16 tetor 2019, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, KPK-ja vendosi të konfirmonte në detyrë prokurorin.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese me kryetare Brunilda Bekteshi, relatore Suela Zhegu dhe anëtar Roland Ilia.

Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, vetting-u për Hajdarmatajn nxori në pah mangësi në një mori hetimesh të profilit të lartë.

Po ashtu, edhe paqartësi në fushën e pasurisë. Kjo e fundit nuk u adresua në vendimin e KPK-së.

Në vijim, ONM-ja kërkoi një rishikim tërësor të çështjes së prokurorit nga KPA-ja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore