Kosova

Kosovë: Vritet një person në Pejë


Në qytetin e Pejës, një person (mashkull), është qëlluar me armë zjarri dhe ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.

Incidenti ka ndodhur në një lokal në rrugën “Gjin Gazuli”.

Rastin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia e Kosovës, rreth orës 15:36 është njoftuar se në rrugën “Gjin Gazuli”, në Pejë, në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Në të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka hasur një person mashkull të qëlluar me armë zjarri. Është njoftuar emergjenca e qendrës së mjekësisë dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, të gjitha njësitet kompetente janë në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihen motivet e vrasjes.

“Hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të parë shkaqet e kësaj ngjarje”, theksoi Gashi duke shtuar se detajet e tjera do të bëhen të ditura më vonë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore