Lajme

Kosovë: Shifra alarmante të të infektuarave


Ministria e Shëndetësisë (MSH) sipas të dhënave të fundit të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka informuar se nga 5 mijë e 204 testime të bëra, 352 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH-ja, ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga COVID-19, ndërsa 13 të tjerë janë shëruar.

Në total numri i rasteve aktive në Kosovë me COVID-19 është 1 mijë e 660 persona.

Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 487.685 doza të vaksinës. Deri më sot 166.148 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore