Lajme

Kosovë: IKSHPK paralajmëron përkeqësim të situatës me COVID-19


QKUK, Klinika Infektive

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim” ka paralajmëruar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, në një njoftim në llogarinë zyrtare në Facebook.

Paralajmërimi vjen pasi nga fillimi i vitit ka pasur rritje të rasteve pozitive me COVID-19 e veçmas me shfaqjen e variantit të ri të virusit – Omicron.

Andaj, “IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

“Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”.

IKSHPK ka ripërsëritur edhe një herë që të respektohen me reigorozitet që të respektohen masat si “distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave”.

Veç kërkesës për respektim të masave nga IKSHPK apelojnë përsëri që të vazhdohet “vaksinimi sa më gjithëpërfshirës, sa më i gjerë dhe sa më i shpejtë”.

Vaksinat tashmë mund të merren çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor në komunat e Kosovës.

Ditëve të fundit në Kosovë është rritur në mënyrë të konsiderueshme numri i rasteve pozitive me COVID-19.

Prej ditësh tashmë të infektuar me COVID brena 24 orëve dalin mbi 100 të infektuar.

Numri është rritur konsiderueshëm pas ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë dhe përhapjes së variantit të ri Omicron.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore