Kosova

Kosovë: Gjendet trupi i karbonizuar i një personi


Ilustrim.

Në mëngjesin e të premtes një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Lloqan të Deçanit, ku në një shtëpi të cilës i është vënë zjarri është gjetur po ashtu një trup i djegur.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot me datë 17.12.2021, rreth orës 06:35, Policia është i formuar se në fshatin Lloqan-Deçan, një shtëpi është duke u djegur, me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje”, deklaroi Rugova.

Ndërsa bëri të ditur se vdekja e personit është konfirmuar nga ekipi mjekësor.

Policia e Kosovës.

“Gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor”.

Ai shtoi se pas informimit policia dhe njësitet kompetente kanë dal në vendin e ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

Për këtë ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka zbuluar identitetin e të riut që vdiq tragjikisht në fshatin Lloqan të kësaj komune.

“I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen tragjike nga jeta, e të riut  Mentor (Canë) Himaj nga fshati Lloqan komuna e Deçanit. Ngushëllime familjes Himaj, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”, ka shkruar Ramosaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore