Lajme

Kosovë: 80 mijë të vaksinuar me vaksina anti-COVID-19


Ilustrim i fotografise

Të shtunën në sallën “1 Tetori” në Prishtinë ka vazhduar procesi për imunizimin e qytetarëve me dozën e parë dhe dozën e dytë me vaksinën kundër COVID-19.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, ka thënë se deri më tani në nivel vendi janë vaksinuar 1 mijë e 300 persona.

“Aktualisht deri në këto çaste që po flasim në sallën ‘1 Tetori’, kemi mbi 460 vaksina të aplikuara, ndërsa nëse ju referohemi në nivel vendi kemi 1 mijë 300”, tha Bardhi.

Sipas tij “Procesi i vaksinimit në total nga fillimi i aplikimit të dozës së dytë dhe deri në këto çaste që ne flasim në nivel vendi jemi tek shifra e 10 mijë vaksina të aplikuara”.

Bardhi ka shtuar se “nga periudha e ditës së parë të fillimit të vaksinimit të dozës së parë dhe dozës së dytë deri në këto çaste jemi tek shifra 80 mijë vaksina të aplikuara”.

Ditëve të fundit bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publikë të Kosovës, ka rënë numri i personave të vdekur, por edhe të infektuarve me COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore