Lajme

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore


Hekuran Murati dhe Antonella Bassani

Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, dhe Zëvendës Presidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore Antonella Bassani, të premten kanë nënshkruar Marrëveshjen për Financimin e Politikave Zhvillimore për Politikën Fiskale, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Financave, të cilët bënë të ditur se ky financim kap vlerën e 90 milionë eurove.

“Mundësohet pasi që Kosova i ka përfunduar veprimet që kanë qenë të dakorduara me Bankën Botërore, siç janë forcimi i stabilitetit fiskal dhe makroekonomik, rritja e efikasitetit të shpenzimeve publike, krijimi i një ambienti të favorshëm për investime dhe fillimi i tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër”, thuhet aty.

Sipas Ministrisë së Financave, vendimi i Bankës Botërore për të mbështetur Kosovën “vërteton përkushtimin e Qeverisë për të mbështetur politikat zhvillimore si dhe për të vazhduar zbatimin e projekteve me interes për qytetarët e Kosovës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore