Lajme

Kosova do të përfaqësohet nga Osmani në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit


Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë vendin në seaancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), ku do të shqyrtohet raporti i ri gjashtëmujor i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e misionit të OKB-së (UNMIK) në Kosovë.

Në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara (SHBA), ku ndodhet selia e OKB-së, më 22 prill, pritet të trajtohet raporti mbi misionin mbështetës të OKB-së në Kosovë, derisa në një komunikatë për media, presidenca njoftoi se në prag të seancës së radhës, filluan edhe përgatitjet e koordinimi me aletatët.

Në tetor të vitit të kaluar u mbajt seanca e fundit e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi punën e UNMIK-ut, ndërsa seanca e radhës pritet të mbahet të hënën. Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti në shkurt të këtij viti një seancë të jashtëzakonshme pas kërkesës së Serbisë, veçanërisht pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për të ndaluar përdorimin dinarin serb.

Megjithëse anëtarët e Këshillit të Sigurimit janë të bashkuar në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE) për për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, ndarjet e thella midis anëtarëve të përhershëm – SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe – kanë vazhduar të karakterizojnë qasjen e këshillit ndaj zhvillimeve në proces.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore