Lajme

Koreja e Jugut do të zbatojë kontrollet e eksportit kundër Bjellorusisë


Koreja e Jugut do të zbatojë kontrollet e eksportit kundër Bjellorusisë për “mbështetje efektive të pushtimit rus të Ukrainës”. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Jashtme e Seulit, raporton “Reuters”.

Masa vjen pas një grupi të gjerë sanksionesh që kombet në mbarë botën kanë vendosur ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Sot është dita e 11 e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Mbi 1.2 milionë ukrainas janë larguar nga vendi dhe mijëra ushtarë rusë kanë humbur jetën. Ndërkohë Ukraina vijon të rezistojë pavarësisht sulmeve ruse.

Kombet e Bashkuara raportojnë se janë vrarë 351 civilë dhe 7 mijë e 70 të lënduar në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore