Kosova

Konjufa: Me Asociacionin nuk na duhet as njohja nga Serbia, Borrel s’duhet të na bëjë presion


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

“Me themelimin Asociacionin të komunave serbe nuk na duhet as njohja nga Serbia”.

Kështu ka thënë të mërkurën në Klan Kosova, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Strukturat që do të krijohen do të rrisin autonominë e Zajednicës dhe jo sovranitetin e Kosovës”, tha Konjufca.

Ai theksoi se “jemi në një pozitë kur shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në konferencë me kryeministrin tonë, Albin Kurti, e thotë se ne as nuk mund të ecim tutje pa e zbatuar Zajednicën.

“Qasja e Serbisë për këtë është që për ato që kemi nënshkruar ne jemi në borxh dhe për të mbërritur në zero duhet të zbatojmë Asociacionin e pastaj ata të mendojnë për njohjen e këso gjëra”.

Konjufca deklaroi se askush nga Bashkimi Evropian e as Borrell nuk duhet t’i bëjë presion Kosovës për Asociacionin.

“Serbia atë marrëveshje e konsideron si marrëveshje që e ka bërë kinse prej Kushtetutës së vet me një provincë të vetën sipas mendimit të tyre.

“Kjo problematikë nuk e ka kornizën e qartë të marrëveshjes ndërkombëtare dhe kurrkush se ka të drejtën me na bo presion nga Bashkimi Evropian dhe as Borrelli që e bën këtë presion që Kosova po bën gabim që s’po e respekton këtë marrëveshje”.

Më 7 dhjetor Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Joseph Borell, pas mbledhjes së katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, shprehën haptazi kundërshtimet mes vete në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Albin Kurti dhe Joseph Borrell

Borell, ishte i prerë në atë se “Asociacioni i Komunave Serbe duhet të implementohet, sepse do të jetë pjesë integrale e marrëveshjes së ardhme gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Çfarë kam për të thënë kur është puna te Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, është ajo çfarë kam thënë në disa raste gjatë këtij takime dhe para këtij. Themelimi i Asociacionit është pjesë e marrëveshjes së Brukselit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore