Sport

Kompany refuzon të flas rreth komenteve se do t’i bashkohet Chelsea-t


Trajneri i Burnley-t, Vincent Kompany, nuk do të komentojë lidhjet me të për të marrë postin në Chelsea këtë verë.

Ish-kapiteni i Manchester City-t, Kompany është në listën e ngushtë të Chelsea-t me katër lojtarë, pasi e çoi Burnley-n drejt promovimit automatik në Premier League në vitin e tij të parë në Turf Moor.

Megjithatë, 37-vjeçari refuzoi të trajtojë situatën pas fitores 2-1 të së shtunës ndaj Queens Park Rangers.

“Unë thashë se nuk jam i përfshirë në asnjë nga këto biseda”, tha ai. “Unë kam shumë në këtë moment në kokën time për sa i përket dëshirës për të fituar ndeshje futbolli. Kjo është e vetmja gjë që më intereson”.

Kompany ishte pjesë e epokës së artë të Manchester City-t, i cili fitoi me dhjetëra trofenjë me skuadrën.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore