Shqipëria

Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për bashkëqeverisjen


Komisioni i Ligjeve të martën e 19 tetorit ka miratuar në parim projektligjin për bashkëqeverisjen.

Ky projektligj u miratua me 12 vota pro dhe gjashtë kundër.

Shqyrtimi i tij solli debate për mënyrën e funksionimit.

Projektligji u prezantua nga ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali.

Ai përbën një nismë për rikonceptimin dhe riorganizimin institucional të Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, duke u nisur nga qëllimi i përfshirjes së qytetarëve.

Kjo ka të bëjë gjithashtu me përfshirjen e teknologjisë në dhënien e shërbimeve.

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, ngriti disa pyetje për Spiropalin në lidhje me problematikat e kësaj agjencie.

“Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje” është një platformë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar për të bashkëqeverisur me qytetarët.

Ajo do të kontrollojë administratën dhe bashkëpunimin e tyre me qytetarët.

Agjencia do të kontrollojë administratën në bazë të ankesave të qytetarëve.

Gjithashtu ajo do të hetojë shkeljet që mund të përkthehen në  gjoba ndaj funksionarëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore